Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”.

Policia njofton se një makinë, e cila drejtohej nga një 18-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ku është plagosur adoleshenti.

Informacion paraprak: Më datë 17.12.2020, rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re