Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare ku një makinë e cila ka humbur kontrollin ka aksidentuar dy këmbësorë.

Policia njofton se ata janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën. Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.02.2021, rreth orës 19:25, në autostradë, shtetasi S. Dh. ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit” , njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re