Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Kandari’ në lagjen Uznov. Mjeti tip audi 80me targa AA 135 BZ ka qënë duke lëvizur në aksin rrugor nacional Berat-Poliçan.

Mësohet se automjeti që ka qenë duke lëvizur përgjatë kësaj rruge, është përplasur me një shtyllë dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur drejtuesi mjetit dhe pasagjeri.

Në vendngjarje policia sipas të dhënave paraprake raportohet se shpejtësia ka qënë shkaku i këtij aksidenti, ndërsa mësohet se drejtuesi ka mundur ti shmanget një kalimtari i cili i ka prerë rrugën.

Të plagosur kanë ngelur drejtuesi mjetit N.Xh rreth 30 vjeç si dhe pasagjeri të cilët po marin mjekim spitalin rajonal Beratit. Po punohet për zbardhjen e këtij aksidenti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re