Një 42 vjeçar mbeti i plagosur paraditen e së enjtes në zonën e Ujit të Ftohtë ne Vlorë, si pasoje e një aksidenti. Një makine tip benz qe drejtohej nga Ervin Dedaj ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e Engjëll Bilalaj.
 
Ky i fundit u godit nga mjeti teksa po hapte qepenin e dyqanit, por fatmirësisht nuk mori plage te renda. Ai u dërgua ne spital, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
 
Ndërkohe makina ka përfunduar brenda dyqanit dhe sipas policisë, dyshohet se ka qene me shpejtësi tej normave te lejuara. Shoferi është shoqëruar ne polici, ku ka dhëne shpjegime per rrethanat e aksidentit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re