Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku të paktën 5 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me makinë. Ngjarja ka ndodhur në Wisconsin, ku një makinë që hyri mes turmës së njerëzve vrau 5 persona dhe plagosi 40 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Ëaukesha, në perëndim të Milwaukee.

Shefi i policisë Dan Thompson ka bërë me dije se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me sulmin policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë. Ndërkaq pjesë e hetimit është bërë edhe FBI.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re