Anila Grishaj është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht jetën në një kompani të ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevizos.

 

E reja ngeci në një makineri gjatë procesit të punës në fabrikë.

 

Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Kolegët e punës që ngritën alarmin i dhanë ndihmën e parë 26-vjeçares, ndërsa mjekët dhe infermierët ndërhynë në kohë rekord edhe me një helikopter ambulancë.

 

Autoritetet janë duke u përpjekur të rindërtojnë dinamikën e incidentit, ndërsa Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

 

Pas ngjarjes së rëndë, një nga sekretarët e provincës së Trevisos ka kërkuar më tepër siguri në vendet e punës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re