Një bandë shqiptarësh e cila ishte e specializuar në grābitje banesash është shkatërruar nga policia Milanese, në veri të Italisë.

Gjatë aksionit bandës iu sekuestruan makina luksi, armē, me qindra mijëra euro, të gjitha këto të përfituara nga grabitja e banesave në Milano.

Aksioni nisi mëngjesin e 29 majit, në provicën e Milanos, në Monza dhe Brianza, ku forcat e rendit arrestuan dhjetë persona në hetim të gjithë me origjinë shqiptare. Ndërkohë që pesë të tjerë janë akoma në liri.

Sipas policisë vendase, thuhet se paratë investoheshin në sektorin turistik në Shqipëri.

Në vazhdim të operacionit, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruār 250 mijë euro cash, 7.5 kilogram ar, ora të shtrenja; 259 nga të cilët ishin të markave shumë të shtrenjta; dy Audi shumë të fuqishëm Rs3 dhe Rs4 me targa të klonuara; dy pushkë dhe katër pistōleta të grabitura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re