Mediat italiane kanë treguar disa detaje mbi jetën e 27-vjeçarit shqiptar, Kasem Kasmi, i cili u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone nga një bashkëkombas.

Të riut i pëlqenin makinat luksoze, udhëtimet dhe kishte pasion detin.

Kasem Kasmi, i riu 27-vjeçar njihej edhe me emrin Carletto. Ai vdiq rreth orës 19:30 para një restoranti në rrugën “Aldo Moro”.

Siç raportojnë disa miq që ishin me të mbrëmjen e së shtunës thonë se ai lëvizte midis Frosinone-s dhe Romës. Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit: si një udhëtim i fundit në Pizë, apo një ditë me jaht në një det të pastër blu, pak metra larg bregut. Por edhe një nga pasionet e tij të mëdha, shtojnë ata që e njohën: atë të makinave dhe motorëve.

Trupi i 27-vjeçarit pritet t’i autopsi, më pas do të jepet leja për varrimin.

SI NDODHI NGJARJA?

Mikea Zaka ishte në ‘Shake Bar’ në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debati. Mikea nxjerr një pistoletë të kalibrit 22 dhe qëllon gjashtë të shtëna, të gjitha në shenjë. Njëri plumb godet Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se personi që ka qëlluar ka mbërritur në vendngjarje me një makinë.

Ndërsa pas të shtënave, anëtarët banës rivale janë larguar në këmbë. Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentative.

PISTAT E HETIMIT

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë.

Policia italiane po heton pistën e larjes së hesapeve mes dy grupeve shqiptare, trafikun e drogës dhe prostitucionit. Ndërsa u sekuestrua makina me të cilën autorët kishin mbërritur në qendër të qytetit, që ndodhet në rrugën paralele me rruga ‘Aldo Moro’, atë të Shake Bar. Nisur nga dëshmitë, një tjetër pistë po hetohet për përplasjen dhe ka të bëjë me sherr për një vajzë që kishte lidhje me Kasmin dhe më pas me Zakën, por këto janë të dhëna që policia i ka marrë në konsideratë nga dëshmi të personave që kanë njohje me dy grupet e të rinjve shqiptarë që tronditën Italinë me atë skenë krimi në sy të dhjetëra klientëve të një lokali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re