Një automjet me targa ruse në rrethana ende të paqarta ka dal nga rruga mbrëmjen e të mëkrurës në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa makina, sipas policsë, drejtohej nga shtetasi E.D., 34 vjeç banues në Shkodër.

 

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

 

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.