Skip to content

Makina merr flakë në ecje pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras/ Shpëtojnë pa lëndime babë e bir

Digjet një autoveturë pranë rrethrrotullimit në Fushë Mamurras. Ngjarja sapo ka ndodhur në aksin e autostradës  Milot- Thumanë, teksa në autoveturë udhëtonin babë dhe bir, ndërsa mjeti ka filluar të merrte flakë.

 

Menjëherë  dy personat janë larguar fatmirësisht pa u lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfiksja e Kurbinit, ndërsa autovetura është shkrumbuar totalisht. Nga sa mësohet shkaku i djegies është defekti në sistemin elektrik, mbetet të zbardhen shkaqet nga ekspertet.