Skip to content

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Një automjet ka marrë flakë brenda tunelit në rrugën Kardhiq–Delvinë, në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit në të dy drejtimet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarrfikëset e Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës janë nisur menjëherë për në tunel, ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Po ashtu, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të shmangur rrezikun për automjetet e tjera.