Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat. Policia njofton se një 40-vjeçar, që lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet. 40-vjeçari i plagosur është dërguar në Spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”, shtetasi D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Xh. B., 40 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. B., i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re