Skip to content

Makina “merr para” të moshuarin me biçikletë në Durrës, shoferi ia “mbath”

Një aksident është regjistruar sot në Durrës ku një makinë ka përplasur një 72-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit ka mbetur i plagosur ndërsa shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orën 10:30 në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

I plagosuri është identifikuar me inicialet A.S dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia ka nisur menjëherë punën për kapjen e shoferit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb