Një aksident rrugor me plagosjen e një personi është regjistruar këtë të hënë në Durrës.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen Nr. 4, ”Rruga e Re”, ku shtetasi R. D., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka aksidentuar shtetasin P.I., 61 vjeç , banues në Kavajë, I cili po ecte në rrugë.

 

61 vjeçari sipas policisë, ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjeksore.

 

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re