Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në autostradën Milot-Rrëshen.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45 tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, ku një automjet tip “Benz”  me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor.

 

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

 

Ndërkohë drejtuesi  i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re