Skip to content

Makina merr përpara pastruesen në Fushë-Krujë

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Fushë-Krujës.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen S.M.T., ku një automjet ka përplasur një pastruese teksa punonte.

 

Si pasojë e aksidentit, pastruesja ka marrë plagë të shumta. Ajo është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës.

 

Ndërkohë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur vendngjarjen.