TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, pranë rreth rrotullimit të Saukut në Tiranë.
Sipas të dhënave, automjeti ka marrë flakë në ecje e sipër. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./