Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një makinë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur përballë bashkisë së qytetit ndërsa kalimtarët e shumtë janë alarmuar për shkak të tymit dhe flakës së madhe që përfshiu automjetin. Burime të “Fax News” bëjnë me dije që arsyeja e kësaj ngjarje ka ndodhur për shkaqe teknike si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit.

Nuk ka raportime për të dëmtuar ndërsa makina është shkrumbuar plotësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re