Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte, në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë duke qarkulluar kur ka pësuar një defekt teknik, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Flakët kanë përfshirë shpejt automjetin, ndërsa drejtuesi ka arritur të dalë në kohë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, si dhe shërbimet e Policisë, që kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re