Makina e një polici të komisariatit të cërrikut është përfshirë nga flaket në aksin rrugor Gostimë-Gramsh, në afërsi të fshatit Banjë.

Njoftimi i policise:

“Më datë 09.06.2018 rreth orës 16:00 në aksin rrugor Cerrik – Gramsh, në fshati “Banjë”, shtetasi D.M, 41 vjeç banues në fshatin “Shtërmen” Cerrik, duke drejtuar mjetin me targa AA 245 KZ, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtusi i mjetit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Ndërsa automjeti pasi është përmbysur është përfshirë nga flakët.Ne vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re