Skip to content

Makina përfshihet nga flakët taksa ishte në lëvizje, pamje nga vendngjarja

WhatsApp Image 2025 03 05 at 14.33.33

Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qendër të Elbasanit, pranë godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë.

Sipas burimeve zyrtare fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar nga flakët. Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit i cili ishte në lëvizje.

“”