Policia e Elbasanit ka arrestuar 21 vjeçarin, i cili drejtonte automjetin që u përfshi në aksidentin e frikshëm të ndodhur ditën e djeshme (2 mars) në bulevardin “Aqif Pasha”.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku automjeti i të riut u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga një 31 vjecar dhe më pas përfundoi brenda lokalit.

Nga aksidenti u plagos 31 vjecari dhe pasagjerja që ndodhej në makinë me të.

Si pasojë e aksidentit u shkaktuan dëme materiale në lulishten e lokalit si dhe u dëmtua një automjet i parkuar.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Elbasan, sepse pasditen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 31 vjeç, banues në Fier. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Gjithashtu, nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale në lulishten e një lokali dhe në një automjet të parkuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re