Një 59-vjeçar ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është plagosur lehtë pasi makina me të cilën lëviznin ka dalë, në periferi të kryeqytetit.

 

Sipas policisë viktima e këtij aksidenti është Rami Merja 59-vjeç, i cili drejtontë makinën tip “Volkswagen”.

 

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës për shkak të një ataku kardiak. Ai është transportuar për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë.

 

Sipas policisë nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, atak kardiak, ndërsa bashkëshortja e 59-vjeçarit nuk ka pësuar dëmtime të rënda nga aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re