Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar paraditen e kësaj të shtune në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në afërsi të Knallës.

 

Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë përplasja ka rezultuar fatale për 19-vjeçarin Armando Pacani, drejtuesi i mjetit.

 

Ndërkohë, një tjetër person, i cili ishte pasagjer, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës.

 

Shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qene  shpejtësia e lartë e mjetit dhe humbja e kontrollit nga shoferi.

 

Ndërkohë në Fushë-Mamurras një tjetër aksident ka ndodhur ku një triler është pëprlasur nga treni i linjës Vorë-Shkodër. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur persona të lënduar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re