Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Një 20-vjeçar është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

“Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.”, njofton policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re