Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maminas të Durrësit ku një makinë me drejtuese shtetasen A.F 29 vjeç ka përplasur motorin me drejtues shtetasin R.X, 65 vjeç.

Fatmirësisht 65 vjeçari nuk ka dëmtime të rënda ndërsa aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2021., rreth orës 21:40, në Maminas Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. F., 29 vjeçe, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. X., 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re