Një 74 vjeçare ka shkuar në spitalin e Pogradecit e dëmtuar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Policia përmes një njoftimi shprehet se e moshuara mund të jetë aksidentuar nga një automjet i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

 

74 vjeçarja ndpdhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

“Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

 

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re