Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Durrës.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një person, i cili po ngiste një biçikletë, në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut. Ndërkohë identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur.

 

Ishte vetë drejtuesi i makinës që e ka dërguar vetë në spital viktimën, por për fat të keq, ai nuk ka mundur dot që të shpëtojë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re