Skip to content

Makina përplas biçikletën, humb jetën i riu në Fier

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier.

Një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit, Alban Petro, 29-vjeç, ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.