Bilanc tragjik nga aksidenti i ndodhur këtë të martë rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave në Kuçovë.
Një shtetas ende i paidentifikuar, I larguar nga vendi I ngjarjes, duke drejtuar një motomjet motor, ka aksidentuar shtetaset File Ahmeti 74 vjeçe dhe Leme Mara, 72 vjeçe, të cilat fillimisht u derguan për mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Mirëpo gati 2 orë më vonë ka ndërruar jetë në spital e aksidentuara Leme Mara,72-vjeçe. Gruaja tjeter e aksidentuar File Ahmeti,74-vjeçe është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë,në gjendje të rëndê.