Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “5 maji”  Elbasan.

 

Burime bëjnë me dije se një makinë, tip Golf ngjyrë gri ka përplasur një fëmijë 4 vjeç.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se banorë të komunitetit rom në zonën ku ndodhi aksidenti kanë rrahur drejtuesin e mjetit.

 

I mituri aktualisht është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 26 vjeçarin me iniciale A.S.

 

Elbasan/Informacion paraprak

 

Reth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re