Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan.

 

Burime bëjnë me dije se një makinë, tip Golf ngjyrë gri ka përplasur një fëmijë 5 vjeç.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se banorë të komunitetit rom në zonën ku ndodhi aksidenti kanë rrahur drejtuesin e mjetit.

 

I mituri aktualisht është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re