Një fëmijë vetëm tetë vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Shoferi i mjetit që ka përplasur të miturin është larguar nga vendi i aksidentit. Policia ka nisur hetimet për të.
Mësohet se 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij
