Skip to content

Makina përplas këmbësoren pranë vijave të bardha! 75-vjeçarja në gjendje të rëndë, transportohet te spitali i Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit.

Një i ri duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një kalimtare pranë vijave të bardha.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se e moshuara rreth moshës 75-vjeçare ka thyer këmbët dhe është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që policia e Durrësit njoftoi se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje.

“”