Në orët e para të mbrëmjes së sotme në një fshat  afër qendrës së Njësisë Administrative Tregan i bashkisë Elbasan ka ndodhur një aksident.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë  ka përplasur një këmbësor i cili po qarkullonte në rrugën rurale.

Burime jo zyrtare  konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili  është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti.

55 vjeçari, banor i fshatit Kyçyk  është dërguar për trajtim të specializuar në  spitalin e Traumës.

Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja.

Policia po punon  për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko