Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka përplasur këmbësorin e moshuar, 86 vjeçarin me inicialet H.V. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:15 tek mbikalimi i Kopshtit zoologjik. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Plotë:

TIRANË
Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15, tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik, ku mjeti me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re