Aksident në lagjen e SMT në qytetin e Korçës ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, ku mjeti përplas një këmbësor.

 

Sipas informacioneve nga vendngjarja, këmbësori është futur në rrugë duke vrapuar pa parë makinat në këtë segment rrugor, dhe për pasojë është goditur nga një mjet.

 

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës ku konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re