Një aksident ka ndodhur në Fushë-Krujë ku një automjet ka përplasur një motor, duke lënë kështu të plagosur drejtuesin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet T.U i cili tashmë është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, në Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin K. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin T. U.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi T. U., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re