Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sherishtë të Vlorës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe është larguar nga vendngjarja.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital nga banorët e zonës.

Nuk bëhet i ditur identiteti i drejtuesit të automjetit dhe motoçikletës, si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re