TIRANE– Një 32-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme në Fushë-Arrëz. Teksa po lëvizte me motorin e tij në rrugën e Qafë Malit, shtetasi Artan Marku është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e goditjes, 32-vjeçari ka pësuar dëmtime të mëdha, dhe është transportuar me helikopter drejt Tiranës, në gjendje të rëndë.Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se motori ka lëvizur në krah të kundër të mjetit.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re