Një aksident rrugor, me plagosjen e dy të rinjve është regjistruar, mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

 

Mësohet se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor ndërsa janë përplasur nga një makinë në afërsi të Shëngjinit.

 

Të rinjtë janë transportuar drejt spitalit për mjekim, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re