Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem.
Makina që drejtohej nga 52-vjeçari me iniciale D.Ç ka përplasur motorrin që drejtohej nga 33-vjeçari E.D.
Si pasojë e këtij aksidenti, ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe është nisur me urgjencë për në spital.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.
Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.