Një aksident është regjistruar sot në mesditë në kryeqytet. Sipas policisë, më datë 12.05.2020, rreth orës 13:45, tek “Brryli” një mjet me drejtues shtetasin K.A. ka aksidentuar biçiklistin G.V. 55 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re