Një 60 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Cërrik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen nr.3. Viktima është identifikuar si T.K. 35 vjeçari E.H që drejtonte mjetin është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur nga policia pak minuta më vonë.

“Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.”, njofton policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re