Një aksident i rende ndodhi këtë te premte ne bulevardin Zhan Dark. Rreth orës 16.00 te pasdites një kalimtare humbi jetën pasi u përplas nga një makine.
 
Mësohet se gruaja po kalonte rrugën ne momentin qe u godit nga automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari Agron Dedja.
 
Ne vendngjarje shkuan menjëherë forca te shumta policie dhe ambulanca. Pak minuta pasi u transportua për ne spital ne gjendje te rende, kalimtarja ndërroi jete për shkak te plagëve te shumta qe kishte marre.
 
Sa i takon shkaqeve te aksidentit ato nuk janë zbardhur ende plotësisht për dyshohet se automjeti qe drejtohej nga 21-vjeçari ka qene duke lëvizur me shpejtësi tepër te madhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re