Skip to content

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

1000 0 policia durres

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar, që si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme, ndërkaq, vijon puna për të identifikuar shtetasin që ka humbur jetën, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.