Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Shkodër- Lezhë.

Sipas të dhënave të para mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mabe rreth orës 06:00 të këtij mëngjesi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re