Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. ka përplasur një 70-vjeçar me iniciale M.D. i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

“Më datë 18.05.2021, rreth orës 23:00, në rrugën e “Rinasit”, mjeti me drejtues shtetasin P. Gj., ka përplasur shtetasin M. D., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.