TIRANË– Një 13-vjeçar është përplasur nga një makinë në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë . Policia thotë se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi I automjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko