Skip to content

Makina përplas të miturin në Tiranë

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ëhstë regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në kryeqytet.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet me drejtuese shtetasen R.A. ka aksidentuar të miturin K.L., I cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

 

I mituri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa drejtuesja e automjetit shtetasja R. A është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, me qëllim zbardhjen dhe përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.